Për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe kushteve hidrometeorologjike jo të mira, në Vlorë është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla si dhe ato të peshkimit. Njoftohet po ashtu se transporti ndërkombëtar i udhëtarve dhe mjeteve vazhdon normalisht pa ndërprerje.
Pritet që kushtet hidrometeorologjike të përmirësohen duke nisur nga nesër e në vazhdim.
NJOFTIMI
Në bazë parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48 orët ,orët në vazhdim ju bëjmë me dije se deti dhe era kanë të dhënat si më posht : Perëndim-VeriPerëndim forca 4-5 bft 7-10m/s brenda gjirit të Vlorës.
Perëndim-VeriPerëndim forca 5-6 deri 7 bft 10-50m/s në det të hapur.
Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë të pezulluara.
Transporti ndërkombëtar i udhëtarve dhe mjeteve vazhdon normalisht pa ndërprerje.
Përmisimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë ne datën 12.02.2021 në orën 06:00 dhe orët në vazhdim.