Masakra me kafshët në Gjirokastër/ Qytetari shokon: I kanë prerë veshët dhe gjymtyrët e para një qeni

0
209

Pak kohë më parë, në rrjetet sociale u denoncua se Bashkia Gjirokastër helmonte qentë dhe macet e qytetit. Sipas denoncimeve, ishin helmuar në mënyrë të kundraligjshme 5 qen dhe 4 mace me helm të dyshuar si “Metomil 90”. Sipas raportimeve thuhej se helmimet bëheshin sistematikisht edhe më parë. Edhe pse tre prej qenve ishin të sterilizuar dhe kontrolluar nga veterinerë, bashkia e Gjirokastrës nuk ka pasur aspak mëshirë. Kamerat e sigurisë kishin regjistruar pamjet dhe si për çudi nuk u gjetën as trupat e kafshëve të gjora.

Ndërkohë, në redaksinë e jugunews.net një qytetar ka dërguar një mesazh tronditës, ku shkruan se ditën e sotme është kapur një prej qenve që kishte shpëtuar. Qeni në fjalë është gjetur me veshë të prerë dhe gjymtyrët e para po ashtu të prera. Sipas qytetarit bashkia dhe policia kanë dështuar totalisht në detyrën e tyre.

“Pas helmimeve masive 3 dite rrjesht qe ndodhen ne Gjirokaster te dyshuara te kryera nga #BashkiaGjirokaster , sot eshte kryer nje krim ç’njerezor !? Sot kane kapur nje prej qenve qe i shpetoi helmimit, e kane ngordhur dhe me pas i kane prere veshet dhe gjymtyret e para…? Per fat te keq nuk po i pervishem punes per te kerkuar kamera etj. se e di qe komunistet nuk i japin kamerat, por do perpiqem ta gjej nje menyre pavaresisht shancit te larte te deshtimit.? Ky veprim tregon qarte hakmarrje !? TREGON QARTE DHE QE KENI DESHTUAR DHE JU SI BASHKI DHE POLICI, DUKE QENE TE PAAFTE PER TE EVIDENTUAR KRIMINELIN DHE PER TE MARRE MASA NE RASTE TE TILLA.MOSVEPRIMI KUNDREJT KETYRE KRIMEVE Ç’NJEREZORE NE MES TE NJE QYTETI TE KULTURUAR QE NE LASHTESI JU BEN DHE JU BASHKEPUNETORE NE TE TILLA VANDALIZMA? BASHKIA DESHTOI ! POLICIA DESHTOI ! JENI TE NDYRE DHE TE PESHTYRE QE NUK MERRNI MASA SA ME PARE DHE PRISNI NGA NE T’JU A BIEM GATI PROVAT NE TAVOLINE”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here