Moti ekstrem “gjunjëzon” Greqinë, rrugë të bllokuara dhe disa zona pa energji

0
183

Greqia është goditur rëndë nga vala e motit ekstrem, që ka përfshirë thuajse të gjithë Evropën.

Banorët e Atikës nuk kanë parë imazhe të tilla për shumë vite, pasi i gjithë rajoni është i mbushur me borë.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje banorëve në të gjithë Atikën për të shmangur udhëtimet e panevojshme për orët e ardhshme. Reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar shumë rrugë dhe kanë krijuar probleme të mëdha në transport.

Gjithashtu në shumë zona ka probleme me energjinë elektrike. Ndërkaq, paraditen e sotme kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar mbledhje urgjente me Mbrojtjen Civile. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here