Mbyllja e pikës kufitare të Kakavijës, mbi 100 kamionë në radhë për të kaluar drejt Greqisë

0
161

Mbyllja e pikës kufitare të Kakavijës për shkak të grevës së punonjësve grek ka sjellë radhë të gjata kamionësh, të cilët presin të kalojnë drejt Greqisë.

Deri më tani janë më shumë se 100 kamionë mallrash dhe jo vetëm që po presin në radhë për të kaluar.

Edhe pse pala greke ka filluar punën sot në orën 07:00, radha në kufi mbetet sërish. Dy ditë më parë u njoftua se në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës do të nisej një grevë nga punonjësit e doganës greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here