54 vite pa legjendën e futbollit shqiptar A.Roza Haxhiu

0
162
Më 19 maj 2018 familja e nderuar e qytetit të Lushnjes Haxhiu, shokët, miqtë, bashkëlojtarët, futbolldashësit dhe i gjithë sporti shqiptar, përkujtojnë 53 vjetorin e ndarjes nga jeta të dëshmorit të futbollit shqiptar,legjendës Abdurrahman Roza Haxhiu.Roza Haxhiu po bën shumë vite mungesë në jetë dhe në fushën e blertë por ai do të jetë gjitmonë i pranishëm në kujtesën tonë Roza i madh krenaria e sportit tonë.Roza Haxhiu lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 30 shtator 1930.Djali i Bajram Haxhiut,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.Roza Haxhiu futbollisti që luajti dhe u shqua në futbollin shqiptarë në vitet 1950-1960 si talent i rrallë dhe golashënues i klasit të parë me ekipin kombëtarë Shqipërinë,Lushnjen,Dinamon,Besën e Partizanin.Roza Haxhiu shkëlqeu edhe si trajner i skuadrës lushnjare.Roza Haxhiu bëri që Traktori i atëhershëm të triumfonte në Kampionatin e Kategorisë së Dytë duke u shpallur kampionë në 1960 dhe te futej për herë të parë në elitën e skuadrave të vendit.Futbollist i gjithanshëm që luante në shumë pozicione,kondicioni fizik i shkëlqyer,përdorues perfekt i topit me të dy këmbët,inteligjencë e shprehur në të gjithë komponentët tekniko-taktik,korrektesë e lartë në lojë,fryma e kolektivitetit,fjalë pak kështu do të cilësohej Roza nga ata që e njohën e që luajtën me të.Në vitin 1955 hungarezi i madh i atyre viteve,Ferenc Szusza (Suza) pas ndeshjes Dinamo e Tiranës-Dozha e Budapestit do të shprehej:“Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit evropian”.Roza Haxhiu jetoi shumë pak,reth tri dekada e gjysëm,e thuajse gjysmën e viteve të moshës së tij,ja kushtoi futbollit,sportit të zemrës.Madje,në rast se do të thonim se sporti ka dëshmorët e tij,Roza është nga ata luftëtarë,që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit,i aksidentuar për vdekje,nga një goditje vdekjeprurëse në kokë,e cila i ndërpreu në mes jetën që aq bukur dinte ta jetonte.Dhe kjo i ndodhi,kur ai mbante veshur fanelën e kuqe të Partizanit,duke nderuar jo vetëm ngjyrat e tij,por edhe të sportit mbarëkombëtarë.Kësisojë,ai është një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas dhe shqiptarë.Ishte 19 maj i vitit 1964 që do të ndërpriste përgjysëm ëndrrën e Rozës që nisi që fëmijë në fushën e blertë të vendlindjes dhe që do të përfundonte po aty në fushën e blertë europiane nga një goditje vdekjeprurëse në kokë.Ishte 19 maj i vitit 1964 që rrëmbeu Roza Haxhiun nga gjiri i familjes,shokëve,miqëve,të afërmëve,bashkëlojtarëve.Abdurrahman Roza Haxhiu iku si rrallëkush:ai pati fatin të ndahet nga jeta duke merituar respektin, vlerësimin dhe përjetësinë.Mijëra sportdashës Lushnjarë e nga rrethet e tjera,banda nga Kavaja drejtonte kortezhin.Ashtu me duart e lëshuar Xha Bami (i ati) hedh vështrimin rreth e qark.Mizeri njerzish.Përkulet tek koka e arkivolit: -”Ah mor bir.Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shokë”.Roza Haxhiu ka vdekur vetëm fizikisht,ai do të mbetet i pavdekshëm në fushën e blertë shqiptare.Roza Haxhiu u nderua pas vdekjes në vitin 1971 me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”,në vitin 1999 nga Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sporteve Edi Rama u nderua me titullin “Nderi i Sportit Shqiptar”,në vitin 1994 nga Bashkia Lushnje u nderua me titullin “Qytetar Nderi”,në vitin 2016 nga FSHF Federata Shqiptare e Futbollit u nderua me titullin “Pllakatë”.Edhe për ta kujtuar gjithnjë këtë legjendë të futbollit shqiptarë në tribunën e stadiumit të qytetit të lindjes në Lushnje është shkruar një emër i nderuar Abdurrahman Roza Haxhiu në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar dhe atë shqiptarë.Abdurrahmani,bukuroshi që do të thirrej ”che bella rosa”-“cfarë trëndafili i bukur” nga doktori italian,infermieret e spitalit tek e vizitonin aty nga viti 1947.Emri Roza do të përforcohej më tej edhe nga doktori Ihsan Çabej pas vitit 1950,për t’u përhapur më pas jashtë ambieneteve të spitalit dhe mbetur përgjithmonë i skalitur në mëndjen e qindra mijërave sportdashësve e më gjërë.Roza-Trëndafil e quajti sepse trëndafil qe në jetë dhe në fushën e blertë.Për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti kontributi i fisit Haxhiu është një buqet lulesh në mesin e të cilës bie në sy një trëndafil –Roza Abdurrahman Haxhiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here