Agron Tufa nxjerr dokumentin: Dy ish-sigurimsat që punojnë në agjencinë e rëndësishme në varësi të Kryeministrisë

0
347

Agron Tufa, ish-drejtori i Institutit të Studimit të Pasojave të Komunizmit, sot në azil, ka publikuar një dokument që sipas tij, provon se në strukturën e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dy persona që kanë qenë pjesë e Sigurimit dhe ata janë.

Sipas Tufës, bëhet fjalë për punonjësit Agron Cani dhe Mark Ndreca.Agron Tufa nxjerr dokumentin: Dy ish-sigurmsat që punojnë nëDokumenti

“DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) është një agjenci tepër e rëndësishme në varësi të Kryeministrit (kryeministrisë).

Iu drejtova zyrtarisht, në bazë të ligjit, si të gjitha institucioneve të tjera në dhjetor 2018 për të marrë informacion, nëse kanë në strukturën e tyre ish oficerë operativë të Sigurimit të shtetit. Ndër dy-tre drejtorët e institucioneve që iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së ISKK, ka qenë dhe drejtori i kësaj agjencie, z. Dorian Tola, një shembull i rrallë korrektese e transparence.

Ai në shkresën e mëposhtme pohon se ka dy persona në DSIK që kanë qenë pjesë e Sigurimit dhe ata janë: Agron Cani dhe Mark Ndreca.

I pari ka qenë operativ sigurimi në rrethinat e Tiranës, ndërsa i dyti ka qenë operativ sigurimi në disa zona të Dibrës, kohë të cilën e kujton me nostalgji në rrëfime me shokët për bëmat dhe plotfuqishmërinë.

Edhe sot, brenda agjencisë ku punojnë, nuk e harrojnë gjuhën e shantazhit dhe mesazheve kërcënuese… Ka dhe diçka vendimtare në praninë e tyre brenda kësaj strukture: Ata janë përgjegjës të procedurës së Vetingut. A doni veting ju për figurat e larta të politikës, drejtësisë, pushtetit? Urdhëroni, jua shërbejnë mendjet dhe duart e pastra të dy ish oficerëve të Sigurimit!”, shkruan Tufa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here