10 muaj pas ngjarjes ‘horror’ në Kombinat, Blerta Josifi nis punë në Arkivin e Shtetit, psikologia skeptike

0
217

Dhjetë muaj pas ngjarjes së tronditi mbarë opinionin publik në familjen Josifi në Kombinat, e mbijetuara e tragjedisë Blerta ka nisur punë.

Sipas ‘news 24’, Blerta Josifi po i rikthehet normalitetit dhe është punësuar prej një muaji në Arkivin e Shtetit.

Madje, pasi qëndroi për disa kohë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Blerta është kthyer sërish në shtëpinë e saj, ku banonte me të ëmën Zhanetën dhe motrën Anisën, të cilat u vetësakrifikuan me vullnetin e tyre, pasi besonin të ringjallja.

Nga ana tjetër, ky fakt është komentuar edhe nga psikologia Lorela Garuli, e cila shprehet se individë që kalojnë trauma të tilla duan një kohë të gjatë që të mund të trajtohen. Garuli thotë se punësimi, është një mënyrë e mirë për rehabilitimin e këtyre individëve, por thekson se duhet të jenë nën kujdesin e profesionistëve.

Lidhur me ngjarjen tronditëse, ajo çfarë dihet nga hetimet e deritanishme është se Anisa Josifi qëndroi e vdekur në banesë për 15 muaj, pasi nëna dhe motra prisnin që ajo të ringjallej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here