Rama :Jam lypësi më i gjatë në planet, presim 360 mijë doza nga AstraZeneca

0
179

Gjatë konferencës së sotme kryeministri Edi Rama deklaroi se ka marrë një konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZeneca. Më tej ai tha se jemi në pritje të 41 mijë dozave të Pfizer të cilat do të vijnë brenda marsit.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se vaksinimi do të nisë nga moshat më të mëdha, duke zbritur.

“Të rinjtë që po rriskohen të ruhen. Të mos shkelin masat antiCOVID. Ne nuk po bëjmë një proces sipas mendjes tonë. Ne po ndjekim strategji nga vendet e tjera, nga moshat më të mëdha e më poshtë, nga mjekët, mësuesit e policët. Ka pasur një rrëmujë në opinionin publik përsa i përket vaksinimit të personaliteteve. U vjen nga stresi i sasisë. Ne po luftojmë për sasinë, kemi marrë konfirmim për një sasi prej 360 mijë vaksina AstraZeneca. Me këto do zbresim më poshtë nga 80 vjeçarët. Jemi afër një sasie tjetër të konsiderueshme vaksinash. Ne do kemi të 41 mijë dozat e Pfizer brenda marsit dhe pastaj vazhdojmë në prill me vaksinat e tjera qoftë, Pfizer apo AstraZeneca. Ajo që na duhet tani është vula me shtetin mik për 360 mijë vaksinat. Unë pres çdo orë konfirmimin e takimit me kolegun tim. Edhe po nuk u bë, unë mund t’ju tregoj dokumentet që tregojnë takimin. Sot në mëngjes kemi pasur kontakt me një vend të tretë mik. Jam lypësi më i gjatë në planet” –tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here