Bardhi : Më 25 prill Rama shkon në shtëpi

0
225

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Partisë Demokrate dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përmes një postimi në ”Twitter”, Bardhi shkruan se Ramën e ka kapur paniku pasi sot kuptoj se ka nisur fundi i tij.

Bradhi shprehet se PD-ja dhe LS-ja u bashkuan që të sjellin një ndryshim në Shqipëri, pasi Rama për 8 vite ka dështuar.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi.

Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë.

Kohës tënde i ka ardh fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë.#ShqipëriaFITON

Kujtojmë se këtë të hënë u arrit marrëveshja mes PD-së dhe LSI-së, të cil^t premtuan se do të nxjerrin vendin nga kriza ekonomike, duke i dhënë praktikave të koncesioneve dhe favorizimit të oligarkëve.

Pas kësaj një tjetër premtim i opozitës është përmbushja e kushteve për anëtarësimin në BE, si dhe rivendosja e të drejtës dhe shtetit ligjor, duke iu dhënë fund sipas tyre shkeljes së Kushtetutës.

Po ashtu një tjetër premtim i Bashës dhe Kryemadhit mbetet plani për frenimin e largimeve masive nga vendi, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here