Gjirokastër/ Skandali me vaksinën në shtëpinë e të moshuarve

0
294

Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër Arjanit Muho dhe financierja kanë qenë të prekur me Covid 19 pak ditë mëparë por pavarësisht kësaj ata janë vaksinuar menjëherë sapo vaksinat e para mbërritën në Gjirokastër. Ndërsa vetëm gjatë dy ditëve të fundit është bërë me dije se të dy punonjësit janë ende të infektuar me Covid 19 .

Raportohet gjithashtu se të dy punonjësit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rikujtojmë se 63 dozat të cilat u dërguan në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër u ndan përkatësisht; 47 për të moshuarit nga 52 që ka institucioni. Ndërsa 16 dozat e tjera u përdorën për personelin e shtëpisë së të moshuarve nga 23 që ka institucioni.

Ndërkaq, bëhet me dije se në qytetin e Gjirokastrës ka aktualisht 220 raste aktive, ndërsa 8 raste janë të hospitalizuara në infektivin e Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here