U kap me 250 mijë euro dhe 160 mln lekë cash, Gjykata e Posaçme liron mjekun Edvin Prifti

0
219

Lirohet nga burgu mjeku kardiolog Edvin Prifti, të cilit iu gjetën në banesë dhe në zyrën e tij  250 mijë euro dhe 160 mln lekë cash.

Gjykata shfuqizoi vendimin e shkallës së parë që kishte caktuar masën ‘arrest me burg’.

Prifti përmendej në përgjimet që çuan në pranga grupin kriminal të Gjykatës së Krujës, mes tyre edhe gjyqtaren Enekelejda Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku, për të cilët gjykata nuk e ndryshoi masën e sigurisë, duke i lënë të dy në burg.  

Po ashtu, Apeli ka lënë në fuqi arrestin me burg edhe për Manuela Mallkuçin dhe 7 të pandehurit e tjerë, ndërsa ka caktuar detyrim paraqitje për shefin e kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti.

Mjeku u akuzua se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar nënën. Prifti dhe infermierja Trëndafile Frangu janë pezulluar nga detyra.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani.

Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti dhe infermieren Frengu, të veçuar nga dosja kryesore e Krujës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here