Albin Kurti në Gjirokastër:Kandidatët tanë të pavarur!

0
198

Nga Gjirokastra ku zyrtarizoi kandidatin e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 Prillit, lideri i kësaj force politike në Kosovë Albin Kurti deklaroi se ditën e djeshme ka pasur takime me kreun e qeverisë Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai përjashtoi mundësinë e ndonjë koalicioni të Lëvizjes Vetëvendosje me forcat politike në Shqipëri duke deklaruar se kandidatët e saj do të jenë të pavarur. Kurti tha se ka kërkuar angazhimin e tyre sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim.

“Sot jemi këtu në Gjirokastër, tek vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim”, tha Albin Kurti.

Kurti në viziten e tij ne Shqipëri këtë të enjte ndaloi edhe para memorialit të personaliteteve më të shquar të qytetit të Gjirokastrës, midis tyre edhe Musine Kokalari. Më herët ai ka qenë në qytetin e Lezhës dhe Tiranës në mbështetje të kandidatëve, Iljaz Shehu dhe Boiken Abazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here