Kandidati i VV në Gjirokastër: Do ti kthejmë “oksigjenin” e munguar qarkut të Gjirokastrës

0
172

Kreshnik Merxhani, kandidati i Vetëvendosjes për qarkun e Gjirokastrës, tha se kjo e fundit po përpiqet të sjellë një frymë të re në vend.

Krah Albin Kurtit, i cili shkoi posaçërisht për ta mbështetur, Merxhani tha se pret që entuziazmi i marrë nga qytetarët për mbledhjen e firmave të nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhje, të përkthehet në vota.

“Presim një mënyrë të re të përfaqësimit. E të shkasim nga zgjedhjet e imponuara nga politika që i ka hequr oksigjenin, të paktën Gjirokastrës. Pafund qytetarë janë larguar. Qarku është defaktorizuar me heqjen e një deputeti, ne po sjellim një frymë të re, një angazhim të ri, si pjesë themelore e saj. Ne presim që ai entuziazëm që mblodhëm duke mbledhur nënshkrimet të na kthehet në vota. Interesat e tyre do të sjellin një program, të kthejmë rininë, energjinë që na duhet në këtë qark,” tha Merxhani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here