Kandidatët e 25 prillit, zbardhet kur mblidhen Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD për miratimin e listave

Ndërsa afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë nga subjektet politike pjesëmarrës në zgjedhjet e 25 prillit është caktuar 8 marsi, Partia Demokratike duket se sot dhe nesër miraton emrat përfundimtar.

Burime bëjnë me dije se sot pasdite, në orën 18:00 pritet të mblidhet Kryesia e PD për të miratuar listën e PD për kandidatët për deputetë.

Ndërkohë, të dielën mblidhet një tjetër organ i PD, Këshilli Kombëtar për vulën përfundimtare të listave.

E hëna, është afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ nga partitë politike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment