Rama vazhdon me propaganden e vaksines: Eshte endrra qe me le pa gjume

0
200

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Lezhë ku edhe ka nisur një bashkëbisedimin me banorët në këtë qytet, për të prezantuar projektet e Partisë Socialistë.

Rama foli dhe për procesin e vaksinimit, ku tha se sigurimi i vaksinave, është ëndrra që po e le pa gjumë për momentin.

“Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplote është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe. Vaksina është sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit. Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill, maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të sigurojmë sasinë e vaksinave për virusin vrasës”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here