Shifra të larta, 21 viktima dhe 819 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

0
308

21 viktima dhe 819 raste të reja me COVID -19 nga 3372 testime janë shënuar sot në Shqipëri. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 838 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,190 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,663 vaksinime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here