Dhuna në Internet ndaj grave gazetare, UNESCO lançon fushatën: Le t`i japim fund

0
209

UNESCO ka nisur një fushatë mbi dhunën në Internet ndaj grave gazetare, sot me 8 Mars që është dhe Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në një sondazh të fundit të UNESCO-ICFJ, 73% e grave gazetare të anketuara raportuan se ishin përballur me dhunë në internet gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Ata shpesh janë në shënjestër të sulmeve të koordinuara misogjeniste.

Kjo dhunë dëmton të drejtën e grave për të folur dhe të drejtën e shoqërisë për të ditur. Fushata do të nxjerrë në pah rezultatet kryesore nga sondazhi global i UNESCO-ICFJ mbi dhunën në internet ndaj grave gazetare, i cili u botua dhjetorin e kaluar në raportin ‘Dhuna në internet ndaj grave gazetare: një pamje globale e incidencës dhe ndikimeve’.

“Dhuna në internet ndaj grave gazetare dëmton të gjithë. Le t`i japim fund!” – është slogani i kësaj fushate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here