Artan Fuga: Të shkrijnë gazit, pasi Shefi nuk u hedh më as vështrimin thonë; unë po tërhiqem…

0
283

Pedagogu dhe analisti i njohur, Artan Fuga, ka ironizuar spektaklin me “dorëheqje” të disa deputetëve që ka përfshirë ditët e fundit Partinë Socialiste.

Sipas tij e gjithë kjo është qesharake, kur sheh se si ca deputetë pasi konstatojnë se Shefi i Madh nuk ju hedh më sytë, dalin e deklarojnë se, “po tërhiqemi, për tiu hapur rrugë të rinjve”!

Shënimi  i plotë i Artan Fugës në FB

Narcizëm pa kufij

Më shkrijnë gazit për narcizmin e tyre pa anë e pafund ata ish deputetë ose deputetë që pasi kanë parë vështrimin e Shefit që as ua ka hedhur, dalin në publik dhe thonë : Shiko, unë nuk dua të kandidoj, unë po tërhiqem !

Hahahahahahaha!

Pale kur thonë se vendin e tyre e hapin për të tjerët! Hahahahaha! A thua se e kanë pasur me tapi, a u ka hedhur bytha rrënjë, a thua se kolltuqet e deputetëve janë me bileta të blera në sportel për persona të veçantë!

Më shkrijnë edhe ata ose ato që kujtojnë se i kanë thirrur për sytë e bukur!

Narcizmi nuk paska kufij!

Më hapin barkun edhe ata që pasi nuk janë në listë për deputetë, nisin dhe hedhin baltë dhe topa m. mbi gjithçka, mbi ata me të cilët kanë bërë dush dy herë në ditë!
Pale, por as e fshehin cmirën dhe narcizmin e tyre! Ka faj prokuroria që nuk i merr për b. në hetim për fshehje tentative për krim a korrupsion që e paskan ditur dhe nuk e paskan denoncuar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here