Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD janë konfirmuar edhe emrat të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Gjirokastrës. Kandidaturat janë figura të njohura me kontribut disa vjecar në politikë çka i garanton PD mandate të sigurta në këtë qark.
Lista si mëposhtë:
- Tritan Shehu
- Roland Bejko
- Entela Shehaj
- Kosta Barka (PDBNJ)
- Myzafer Elezi
- Joana Qerollari
- Bajram Hysa
- Dritan Hodaj
- Engjelina Basha
Tek sa është zbardhur edhe lista e plotë e PD me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, për 12 qarqet e vendit.
Ku lista e Tiranës kryesohet nga Lulzim Basha. Surprizat e listës së PD janë emra të njohur si analisti Agron Gjekmarkaj, i cili kandidon i dyti në Lezhë si dhe shkrimtarja Flutura Açka në Elbasan. Përfshirja e emrave të tillë, të intelektualëve në PD i rrit kësaj të fundit shanset për një fitore të sigurt më 25 prill.