Meta i përgjigjet Ramës: Nuk përdor kokainë, do të jem luftëtar ndaj çdo politikani që konsumon substanca narkotike

0
183

Në një komunikim me gazetarët nga qyteti i Fierit, Presidenti Ilir Meta komentoi dhe krahësimin që i bëri sot kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit vendosi përballë Kreun e Shtetit dhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke iu kërkuar qytetarëve të zgjedhin këtë të fundit.

Ai tha se “Edhe sikur të isha duke pirë raki, s’do isha i shqetësuar, se unë kokainën nuk e përdor por do të jem luftëtar ndaj çdo politikani që përdor substancë narkotike dhe del garant para mafias për të pastruar paratë e tyre në Shqipëri”.

Meta e quajti Gjonajn “një fallsifikatore që noterizon koncesionet dhe PPP-të. Përgjigjen do ta marrë të qartë në 25 prill”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here