Ironia e Ramës, Duma: Nuk meriton vëmendje, Basha sot në Kavajë për të më mbështetur

0
211

Grida Duma ka reaguar pas ironisë që kryeministri Edi Rama bëri dje ndaj saj. E ftuar në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun, Duma tha se Rama nuk meriton vëmendje

Nuk e  kam parë dje. Nuk kam vëmendje dhe nuk i jap. Ajo që duhet bërë është gjëja e duhur që do të thotë të mos merremi me Edi Ramën. Të mos merremi as me dëshpërimin e tij personal.

Gjithë tendenca për të tërhequr vëmendjen duhet lënë atje. Të kujton teatrin e kukullave ;që bardhoshja jonë e dashur ka ditëlindjen kaq ta bësh dhëmbin nuk ta them’. Unë jam në politikë. Por fytyra e politikës shqiptare nuk është vetëm Edi Rama”, tha Duma.

E pyetur nëse vizita e Lulzim Bashës sot në Kavajë ishte për të mbështetur atë, Duma ndonëse e quan rastësi e vlerëson mbështetjen nga kryedemokrati.

S’ka asnjë dyshim që unë e gëzoj mbështetjen e  Bashës dhe e vlerësoj si të tillë. mbështetja e Lulzim Bashës është e tillë dhe është vlerësim i madh. Por nuk ka lidhje me këtë. Mendoj se Kavaja është një nisje shumë e mirë e daljes nga Kavaja. E kishim në axhendë. Nëse disa rastësi bëjnë një ligjësi dhe le të jetë kjo një shenjë e mirë e treguarit të gjërave të bukura që na presin”, deklaroi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here