“Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në Kukës”, Zemaj-Ramës: Kemi planin tonë të hartuar

0
207

Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Rama se stafi shëndetësor i Kosovës do të vaksinohet në Kukës, ka ardhur dhe reagimi i ministrit kosovar të Shëndetësisë, Armen Zemaj.

Në një përgjigje për mediat kosovare, Zemaj ka thënë se Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet vaksinimi, por nuk ka dhënë një përgjigje konkret nëse do t’i pranojë vaksinat e premtuar nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj.

Kujtojmë se Kosova është ende në pritje të dozave të para të vaksinave për Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here