COVID-19/ 698 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

0
221

698 raste të reja, 12 humbje jetë dhe 690 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar dhe 1018 persona të tjerë, duke e çuar në 24,653 numrin total të vaksinimeve për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Autoritetet bëjnë me dije se rastet pozitive të 24 orëve të fundit janë: 195 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh dhe me një rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan dhe Libohovë.

Ndërsa për 12 viktimat e fundit nga COVID-19 bëhet fjalë për: tre qytetarë nga Tirana, tre qytetarë nga Elbasani, një qytetar nga Fieri, një qytetar nga Shkodra, një qytetar nga Vlora, një qytetar nga Lushnja, një qytetar nga Kuçova dhe një qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në total që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kemi 116,821 raste pozitive, 79,821 të shëruar dhe 2030 humbje jete.

Statistika (13 Mars 2021)

Raste të reja ditore       698
Të shëruar në 24 orë     690
Të shtruar në spitale      492
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore               3463

Testime totale          507,956
Raste pozitive           116,821
Raste të shëruara       79,821
Raste Aktive                34,970
Humbje jete                2030

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23379
Fier        2567
Vlorë       1578
Durrës    1656
Shkodër   1332
Gjirokastër 1207
Korçë    886
Elbasan 587 
Lezhë      731
Berat       382
Dibër    345
Kukës    320

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here