Deklarata e fortë e Bozos: Enver Hoxha kishte më shumë veti pozitive se negative

0
217

Luljeta Bozo është rikthyer në vëmendjen e publikut për shkak të kandidimit të saj si deputete në listat e PS-së. Bozo ishte në qendër të vëmendjes publike gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, por kësaj radhe vëmendja ndaj saj nuk është për profesionin si inxhiniere por për kandidimin si deputete.

Luljeta Bozo është e renditur e dyta në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e  Tiranës.

Disa ditë më parë në emisionin “Dekalog” ajo ka deklaruar se Enver Hoxha ka më shumë anë pozitive sesa negative.

I pyetur, se “çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar”, Luljeta Bozo u përgjigj:

“Po t’i vësh në balancë, për mua ka më shumë anë pozitive sesa negative”.

https://youtu.be/0Yy1T6X6nk0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here