Meta: Duhet një Nuremberg shqiptar, ministrja e Drejtësisë sot duhej të ishte në burg

0
215

Presidenti Ilir Meta thotë se për të gjithë ata që janë përfshirë në krime, do të ketë një Nuremberg shqiptar.

Duke folur në Syri tv, Meta ka hedhur edhe akuza të shumta ndaj ministres së Drejtësisë.

“Për të gjithë ata që janë përfshirë në krime për të mbajtur Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe që i kanë kushtuar Shqipërisë miliarda e miliarda euro, për ata do të ketë një Nuremberg shqiptar.

Në Nurembergun shqiptar do shkojne te gjithe ata qe prekin zgjedhjet. Unë e mbaj fjalen’, tha Meta.

‘Ministrja e Drejtësisë sot duhet te ishte ne burg. Përgjigjën qe ende nuk e ka marre nga drejtesia do ta marre me 25 prill nga qytetaret e Tiranes

‘Ne e dimë shumë mirë se çfarë presioni mafioz i është bërë Presidentit, që të pranonte një kandidate per Gjykaten Kushtetuese që e rrëmbeu mazhoranca në mënyrë ta paligjshme dhe për të cilën Ministrja e Drejtesise duhet të ishte në burg dhe jo vetëm, por me te gjithë grupin kriminal që falsifikoi letrat per ate kandidate që u betua te Lana, duke paguar lekët për të qenë anëtare në Gjykatë Kushtetuese’, deklaroi Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here