Pritet nga qindra qytetarë në Shkodër, Basha: Është sinjal fitoreje, mbani distancën dhe vendosni maskat

0
186

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të martë në Shkodër, ku është pritur nga qindra qytetarë. Ai tha se nga Shkodra ka nisur gjithmonë “dita e bardhë” për shqiptarët.

Ndërsa ka falenderuar shkodranët për mikëpritjen, Basha e cilësoi këtë si sinjal të fitores.

“Mirë se ju gjej! Faleminderit për mikpritjen, faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme! Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa herë vij këtu mahnitem me bujarinë, me mençurinë e shkodranëve, pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjeve, të akademikëve, të artistëve dhe njerëzve punëtorë. Faleminderit nga zemra për këtë sinjal të fitores”, tha Basha.

Kryedemokrati u ka kërkuar qytetarëve të respketojnë distancën fizike dhe të vendosin maskat.

“Ju lus merrni masat e distancës dhe maskat se më 25 prill do ta shërojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare, por duhet të kujdesemi”, deklaroi Basha.

Ky i fundit ka vijuar vizitën, duke u takuar me qytetarët dhe bizneset në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here