Pranvera sjell turistet e pare ne Gjirokaster

0
306

Bashke me pranveren Gjirokastra ka njohur turistet e pare pavaresisht situates se Covid -19.
Duke zbatuar protokollin e sigurise turistet kane vzituar kalane madheshtore dhe muzete duke shprehur per @jugunews.net impresionet e tyre per qytetin e Argjiros. Ata jane shprehur nder te tjera se do tua sugjeronin dhe miqve te tyre kete vend per te ardhur per vizite .

“Ne jemi nga Bosnje Hercegovina , vijme per here te pare ne Gjirokaster , kjo edhe sepse Shqiperia eshte i vetmi vend i hapur ne kete periudhe per turizem .Te jem i sinqert jemi te lodhur me kete situaten e Korones dhe kufizimet . Bashke me te dashuren vendosem te vizitonim Shqiperine. Jemi te impresionuar me Gjirokastren pjesen historike te saj natyren , gatimet tradicionale, njerez te mire dhe eshte e sigurt qe do te vijme serish.

Vijme nga Spanja .Gjirokastra eshte nje qytet shume i bukur. Pershtypja jone e pare. Ne ishim ne Tirane ndersa tashme jemi ndalur ne qytetin tuaj ku kemi vizituar keshtjellen , muzete dhe perreth gjithashtu dhe pjesen e poshtme te qytetit. Eshte nje vend i bukur me njerez te kendshem miqesor, ne pame ne internet per te kishte shume vleresime per te dhe zgjodhem ta vizitonim ndonese eshte kohe pandemie Covid 19. Nuk kemi patur probleme , zbatojme rregullat. Do i ftoja te gjithe te vinin ta vizitonin qytetin tuaj!”

Pandemia e Covid 19 gjate vitit te kaluar e penalizoi sektorin e turizmit duke i sjelle deme te medha ndersa shpresat mbeten tek sezoni i ri dhe masat qe duhet te meren nga ana e pushtetit vendor dhe atij qendror per te garantuar vazhdimesin e ketij sektori i cili i siguron te ardhura qindra familjeve ne qytetin e Gjirokastres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here