PD kujton fitoren e 1992-it, Basha: Hoqëm vizat dhe anëtarësuam vendin në NATO, tani kemi tjetër mision

0
153

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një aktivitet në përvjetorin e 22 marsit, ditën e fitores së zgjedhjeve të para demokratike të 1992-it. Ai tha se PD ka hequr vizat për qytetarët dhe e kanë futur Shqipërinë në NATO.

Basha tha se 22 marsi i vitit 1992 ishte ndarja përfundimatre me diktaturën dhe fillimi i një procesi të ri. Ai ngriti si shqetësim procesin e integrimit europian, që sipas të cilit, ka ngecur në vend.

Kreu i demokratëve tha se misioni aktual është largimi i qeverisë aktuale dhe përmbushja e ëndërrës së qytetarëve që prej rrëzimit të komunizmit, integrimi në BE.

“Fitorja e parë e zgjedhjeve nga Partia Demokratike, është një ditë domethënëse jo vetëm për ne demokratët, po për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte ora e ndarjes përfundimtare me diktaturën dhe fillimi i një procesi të ri, vërtet të gjatë dhe të lodhshëm, por të domosdoshëm për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

22 Marsi, kjo ditë e shpresës, ditë e fitores, kthehet sot në një frymëzim dhe angazhim të ri për ne që të japim gjithçka që kemi për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Ka patur dhe padyshim që do të ketë vështirësi edhe në të ardhmen, por ne demokratët kemi treguar që jemi seriozë dhe këmbëngulës në ato që bëjmë.

Gjatë qeverisjes tonë, ne iu mundësuam shqiptarëve lëvizjen e lirë dhe pa viza në Europë. Ne e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Ne e afruam vendin edhe më shumë me Bashkimin Europian ku sot për fat të keq e shohim që ky proces ka 8 vite që ka ngecuar në vend për shkak të keqqeverisjes, për shkak të një kryeministri që mendon vetëm për veten dhe për oligarkët e tij.

Sot ne bashkohemi të gjithë me një mision të vetëm: ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer dhe që e mban peng. Sot së bashku me ju, të gjithë që jeni të pranishëm në këtë takim mbi themelet që u ngrit dhe qëndron fort kjo parti me aspiratat tuaja, me fëmijët tuaj, me fëmijët e gjithë Shqipërisë, ne do ta bëjmë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here