Studentët mësimin e bëjnë online, takimet me politikanët në auditore

0
215

Prej disa muajsh universitetet kanë kyçur dyert dhe studentët nuk lejohen të futen në auditore as për të zhvilluar provimet, për shkak të masave të marra kundër virtusit COVID-19 nga Komiteti i Ekspertëve.

Por teksa studentët e kanë të ndaluar të futen në auditore për të zhvilluar mësim, duket se nuk e kanë të ndaluar për t’u grumbulluar për fushatë elektorale dhe këtë na e fakton deputeti i PS-së, Ulsi Manja. 

Një ditë më parë, kandiati i PS-së për Qarkun e Tiranës ka mbledhur një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në kinema.

Në kuadër të fushatës para zgjedhjeve të 25 prillit, Manja bën me dije se i ka mbledhur studentët për të diskutuar me studentët mbi Reformën në Drejtësi dhe tema të tjera mbi drejtësinë në Shqipëri, ndërsa takimi është zhvilluar në kinemanë “Maks Velo”.

“Takim bashkëbisedues me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në kinemanë më të re në Laprakë, për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi dhe tema të tjera mbi drejtësinë në Shqipëri. Kinema “MAKS VELO””- shkruan Manja krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Pra, studentët, mësimin e zhvillojnë online, ndërsa takimet me politikanët në auditore. Lidhur me këtë rast nuk ka patur asnjë reagim nga Komiteti i Ekspertë dhe as njoftim nga Policia e Shtetit pasi deputeti ka thyer rregullin për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 vetëve në ambjente të mbyllura

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here