Sulmoi komisionerët e BE-së, Basha: I habitshëm nervozizmi i Ramës, rruga jonë është drejt BE-së

0
262

Kreu i PD Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili më herët tha se Komisionerët e BE po ndërhyjnë në fushatën elektorale të një vendi. Ky reagim i Ramës erdhi pas takimit online të kryedemokratit Basha me Komisioneren e BE, Gabirel. Basha thotë se nervozizmi i Ramës është i habitshëm.

Basha i përgjigjet Ramës:

I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.
Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me Integrimin Europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here