E akuzoi se ndërhyri në fushatë, KE hedh poshtë akuzat e Ramës

0
263

Vjen reagimi nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian në Bruksel, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi komisioneren e BE Mariya Gabriel se ndërhyri në fushatë, pasi zhvilloi paraditen e kësaj të marte një tryezë diskutimi për arsimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Në një reagim për Euroneës Albania, zëdhënësja për shtyp e KE, Ana Pizonero theksoi se aktiviteti ishte në nivel rajonal dhe pa asnjë ndikim në situatën politike shqiptare.

Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Lutemi të keni parasysh që Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e 18-të Rrumbullakët mbi Arsimimin, me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili është organizatori i këtij eventi. Pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor”, tha zëdhënësja e KE.

“Fjalimi, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Komisionit, është i fokusuar mbi iniciativat e fundit evropiane në fushën e arsimimit dhe të kërkimit, të cilat vlejnë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Komisionerja nuk bëri ndonjë deklaratë për ndonjë parti politike, por mbajti një fjalim mbi çështjet që kishin të bënin me fushën e saj”, thuhet në reagim.

Më herët, përmes një postimi në Tëitter, Rama e konsideroi këtë akt si ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE.

Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! 

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!” shkroi Rama në Tëitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here