Zotimi i Bashës në çeljen e fushatës: Ky është misioni im hyjnor kur të më zgjidhni kryeministër

0
277

Basha në fjalën e hapjes së fushatës elektorale: Falë nesh, Shqipëria anëtare e NATO. Sot vij para jush për të shpallur një mision që i përgjigjet dëshirës së çdo shqiptari, kur të më zgjidhni kryeministrit ,misioni ynë hyjnori është futja e Shqipërisë në BE.

Që vendi të jetë i fortë na duhet të lëmë pas 8 vite ngecje, hapa prapa, larg Europës dhe të nisim marshimin tonë deri në anëtarësimit të plotë në familje Europiane.

Për të arritur këtë ndryshim e aspiratë, ky ekip dhe unë kam nevojë për ndihmën tuaj sepse pa ju ëndrrat më të bukura, planet më serioze shndërrohen në pluhur. Pa ju qëllimet tona për ndryshimin e madh mbeten ide dhe jo udhëzues për një jetë më të mirë.

Javët e ardhshëm të qëndrojmë bashkë sa më afër, të bindim këdo që është në kërkim të shpresës se po punoj për një qëllim fisnik, për ndryshim të thellë për bijtë e shqipes. Forca e ndryshimit jeni ju. unë jam si lajmëtar për të marrë rrugën e shtegun e duhur, kam nevojë për forcën tuaj.  Do kapërcejmë cdo pengesë, dashuria për vendin është forca që na mbush zemrat.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here