Vjosa park kombëtar, Meta e Basha i përgjigjen thirrjes së Di Caprios

0
218

Presidenti Ilir Meta riposton në faqen e tij zyrtare në “Twitter” mesazhin e aktorit të mirënjohur Leonardo DiCaprio, i cili sot i kërkoi qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin iniciativën VjosaParkNoë, pasi konsiston në ndërtimin e Parkut të Parë Kombëtar në Europë.

  • Në këtë postim, Meta shkruan se “E duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Faleminderit dhe mirënjohje Leonardo DiCaprio për solidarizimin frymëzues.

Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa. #VjosaNationalParkNow”. 

Po ashtu, më herët thirrjes së aktorit iu përgjigj edhe kryedemokrati Lulzim Basha, duke ripublikuar videon e Di Caprio-s e duke i’u përgjigjur thirrjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here