Pandemia në ekonomi/ Rënia më e ulët se parashikimet fillestare, INSTAT nxjerr shifrat

0
189

Instituti i Statistikave ka nxjerrë disa të dhëna që lidhen me rënien ekonomike. Sipas këtij institucioni rënia ekonomike gjatë 2020-ës në Shqipëri ka qenë më e ulët nga projeksionet fillestare.

INSTAT evidenton se rënia ekonomike krahësuar me 2019 ka qenë 3.31%.

Ndërkohë krahësuar me tremujorët e mëparshëm, periudha tetor-dhjetor 2020 ka shënuar rritje me 2.99 %.

Pra rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto ishte më e ulët se parashikimet e bëra. Ministria e Financave priste rënie të ekonomisë me 4.4%, ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare si BERZH, bën parashikime më të zymta.

Sipas INSTAT, më pak i goditur nga pandemia dhe me uljen më të vogël është sektori i ndërtimit.

Kontribut pozitiv në muajit tetor-dhjetor kanë dhënë degët: Ndërtimi me 1,84% , administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 1,01%, aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0,52% , industri, energji dhe uji me 0,49% etj, dhe më pak aktivitetet e shërbimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here