Basha: Brenda vitit të parë të qeverisjes sime nisim negociatat me BE

0
182

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se një nga zotimet e tij më të mëdha për qeverisjen e nesërme është futja e Shqipërisë në BE. Kreu i PD tha se Shqipëria për 8 vitet e qeverisjes nga Rama nuk ka bërë asnjë hap drejt Bashkimit Evropian.

Këto 8 vite kemi hedhur ndonjë hap drejt anëtarësimit në BE? Përgjigja është e qartë për çdo shqiptarë, madje janë bërë dhe meme shampanja që janë hapur. Fakt është që Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap drejt BE-së. Është fakt se ne kemi provuar që kur angazhohemi seriozisht kalojmë gjëra që janë të paimagjinueshme”, tha Basha.

Më tej kreu i PD premtoi se brenda vitit të parë të qeverisjes së tij do të nisin negociatat për kapitujt kryesor me BE, dhe shtoi se ai ka eksperiencën dhe lidhjet me liderët e BE që do i mundësojnë Shqipërinë një futje të shpejtë në union.

Një qeveri që s’ka hedhur asnjë hap drejt BE-së, fajëson juve, mediat, BE-në, njëherë Holandës dhe Francës. Por ka një forcë tjetër që ka dhënë prova, që kam lidhjet me liderët e BE. Kjo do të thotë në radhë që akti i parë i qeverisë time pas 25 Prillit është Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe më pas nisja e futjes për në BE. Brenda vitit të qeverisë sonë ne do të nisim negociatat me Bashkimin Evropian. Unë iu garantoj një gjë, që ato që nuk ka bërë për 8 vite nuk i bën dot as për 4 vite. Unë u garantoj që brenda vitit të parë do të kemi nisur negociatat me kapitujt më të rëndësishëm. Me po mbledhim ekipin më të mirë të ekspertëve të huaj për të ndihmuar ekipin shqiptar, kam marrë angazhimin e kryeministrit kroat për këtë gjë dhe u garantoj se do të ecim me shpejtësi që kanë ecur dhe vende të tjera që janë anëtarësuar tani”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here