COVID-19 i merr jetën zyrtarit të PD-së në Fier, Luan Baçi tregon bisedën e fundit me të

0
226

Kryetari i grup seksionit të Partrisë Demokratike në Fier, Flamur Agalliu ka ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije, kandidati për deputet i PD-së në këtë qark, Luan Baçi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Agalliu ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spital, por nuk ka arritur ta mposhtë dot virusin. 

Baçi ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të Flamur Agalliut, ku tregon dhe bisedën e fundit me të.  

“Nuk do ta harroj komunikimin e fundit me ty, Flamuri i PD në Kraps dhe në Fier, miku im i mire, komunikim nga spitali, me zërin e ulët dhe pa fuqi nga virusi Covid-19, në vend që të kërkoje ndihmë, më pyete për fushatën!” shkruan LUan Baçi.

Postimi i plotë:

Lamtumire Flamuri yne!
Mule i Partise Demokratike, ne Kraps dhe ne Fier!
Mulja i PD, keshtu te flisnim, miku im!
Nuk dua ta besoj, qe ike pergjithmon MULE!
I kam syte me lot, tani qe po shkruaj, per ty!
Komunikonim shpesh, per seksionin qe drejtoje, per Grup seksionin dhe Degen e PD!
Ishe i pa lodhur, i pa epur, i vendosur, plot shprese dhe besim, per jeten dhe fitoren!
Ishe i qarte ne qendrim, i kthjellet, ne mendim, besnik dhe mik i rralle.
Nuk ndalove asnje moment, duke punuar dhe ndihmuar!
Me vjen keq Flamur, jam shume i trishtuar, per ty mik i demokrateve Fierak dhe shume mik i imi!

Lamtumir Mule, lamtumir baba shembullor, bashkeshort korrekt, gjysh i dashur, njeri i mire, mik i rrall!Qofsh i parajses mik im Flamur Agalliu!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here