57 raste te reja me Covid 19 ne vend

0
139

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë shënuar 57 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ky është një rekord i ri për Shqipërinë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19.
Nga të dhënat rezulton se Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.
Në total numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë COVID-19 është 1521 . Po ashtu, në 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
COVID-19 – Statistika (14 Qershor 2020)
Testime totale 20494
Raste pozitive 1521
Raste të shëruara 1044
Raste Aktive 441
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 230
Krujë 55
Shkodër 53
Kamëz 26
Durrës 20
Vlorë 15
Lushnje 12
Pukë 11
Elbasan 4
Fier 4
Lezhë 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here