“Komente të rreme nga individë të lidhur me qeverinë”, ish-zyrtarja e Facebook tregon manipulimet e politikanëve; përmend Shqipërinë

0
246

Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët në të gjithë botën  të përdorin platformën e tij për të mashtruar publikun ose për të ngacmuar kundërshtarët. Kështu shkruan “The Guardian”, e cila ka publikuar një investigim që lidhet me sjelljet manipulative të politikanëve përmes Facebook-ut.

Në shkrim përmendet edhe Shqipëria. Ish-zyrtarja e Facebook, Sophie Zhang tha për “The Guardian” se skuadra e inteligjencës së Facebook “gjeti prova se rrjeti shqiptar, i cili po prodhonte komente të rreme, ishte i lidhur me individë në qeveri dhe më pas hoqi çështjen”.

Ajo shtoi se Facebook u zotua se do të luftonte manipulimin politik të mbështetur nga shteti, pas zgjedhjeve amerikane të 2016-ës, kur agjentët rusë përdorën llogari të rreme për të mashtruar dhe përçarë votuesit amerikanë.

“Por kompania ka dështuar në mënyrë të përsëritur të ndërmarrë veprime në kohë kur u paraqiten prova të manipulimit dhe abuzimit nga udhëheqësit politikë në të gjithë botën”, shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here