Greqia tronditet nga tërmeti 5.2 ballë, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqipërisë

0
197

Një tërmet me madhësi 5.2 tronditi zonën e detit në perëndim të Tilos të martën në mbrëmje.

Sipas Institutit Gjeo-dinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte e vendosur 16 kilometra në perëndim të Tilos dhe thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra.

Tërmeti preku ishujt Kos dhe Nisyros. Gjithashtu, dy dridhje të tjera me madhësi 3.4 dhe 3.3 Righter u regjistruan në të njëjtën zonë.

Një tronditje sizmike me madhësi 3.6 Righter u regjistrua në ishullin Kos 6 minuta pas tërmetit me madhësi 5.2 ballë. Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Delvinë të vendit tonë.

Gjithashtu dridhjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, raporton Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC). Deri më tani nuk është raportuar për lëndime ose edhe për dëme materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here