Basha flet pa mikrofon në Don Bosko: Kanë hequr energjinë, siç e kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë

0
235

Fjalën përshëndetëse gjatë takimit të radhës elektoral në zonën e Don Boskos në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha foli para qytetarëve pa mikrofon për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Basha tha se për 8 vite e kanë lënë Shqipërinë në errësirë dhe kjo errësirë do marrë fund më 25 prill me energjinë për ndryshim të të gjithë shqiptarëve.  

Dua t’ju falënderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, siç e shikoni, nuk ka mikrofon, më thonë që nuk ka drita më thonë. Kanë hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç e kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë.

Por për 10 ditë energjia për ndryshim do të ndez dritën e shpresës në zemrat e gjithë shqiptarëve. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Më 25 prill numrin 9! Bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here