Basha komenton deklaratat e Yuri Kim: SHBA nuk ka ndërhyrë në fushatën elektorale në Shqipëri

0
223

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, teksa u bëri thirrje shqiptarëve, që nëse u ka ardhur në majë të hundës korrupsioni, të votojnë për ndryshimin.

Kjo deklaratë ngjalli shumë reagime, pasi u nënkuptua se bëri thirrje për të votuar koalicionin opozitar, ndonëse ajo sqaroi më pas se SHBA nuk mban asnjë anë politike.  

Sipas Bashës, SHBA nuk ka ndërhyrë në fushatën elektorale në Shqipëri

SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë. Interesi i tyre për një demokraci të konsoliduar në Shqipëri, demokracinë dhe lirinë në Shqipëri nuk është diçka e re dhe në këtë kuptim nuk mendoj se ka ndërhyrë në fushatën elektorale, përkundrazi ka thënë atë që duhet të thotë cdo politikan me integritet dhe cdo qytetar me integritet; jo korrupsionit, dilni dhe votoni dhe merrni përgjegjësi me votën tuaj” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here