Shkelën ligjin dhe ushtruan presion ndaj administratës, Shehu padit shtatë kryebashkiakë dhe drejtues institucionesh

0
221

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu ka depozituar mëngjesin e sotëm në organin e akuzës, kallzim penal në ngarkim të shtatë kryetarëve të bashkive të Qarkut. Këta të fundit kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afatt që përcakton ligji. Vec kësaj edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Pjesë e dosjes voluminoze që dorëzoi sot zoti Shehu, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orjentimin e saj në favor të partisë në pushtet. Pjesmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale. Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen. Zoti Shehu nuk bëri publike emrat e drejtuesve të institucioneve por garantoi se ato do të bëhen pulike fill pasi të depozitohen në organin e akuzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here