Ndryshon për herë të tretë buxheti i këtij viti

0
253

Qeveria ka ndryshuar për herë të tretë buxhetin e shtetit brenda 4 muajve të parë të këtij viti, duke i rritur vetes protofolin për të kryer shpenzime nga fondi rezervë i buxhetit me 20 milionë Dollarë më shumë nga sa kishte planifikuar fillimisht.

Fondet priten të përdoren për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V.

Të gjithë ndryshimet në tabelat e buxhetit me aktet normative të këtij viti kanë patur si qëllim ndryshimin e fondeve të emergjencës, herën e parë për zgjedhjet e 25 prillit dhe në dy rastet e fundit për të mundësuar blerjen e vaksinave anti Covid-19.

Me aktin normativ të fundit buxheti i shtetit arrin në total 5.98 miliardë Dollarë, ndërsa fondi rezervë kap vlerën e 70 milionë Dollarëve, nga 50 milionë që projektohej fillimisht.

Për fondet e shtuara Ministria e Financave dhe Ekonomisë pret një rritje të arkëtimeve nga taksat në zërin e sigurimeve shoqërore me 8 milionë Dollarë më shumë, 6 milionë Dollarë plus pritet të vijnë nga tatimi mbi fitimin e bizneseve, 4 milionë nga akcizat dhe 2 milionë nga tatimi i pagave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here