“Besoj te programi i Bashës”, Presidenti i PPE-eve thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votojeni

0
141

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Donald Tusk zhvilloi një bisedë online me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Fokusi i diskutimit ishin zgjedhjet, të cilat do të mbahen pas katër ditësh.

Ai shprehu mbështetjen ndaj PD dhe programit të saj, duke iu bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë ndryshimin.

“Nuk ka mbetur shumë kohë, por unë shoh me shumë admirim programin tuaj zgjedhor dhe gjendjen shpirtërore dhe energjinë pozitive të fushatës suaj. Pas gjithë këtyre viteve të fundit është bërë shumë e qartë se Shqipëria meriton më shumë, se ajo meriton ndryshim. Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi. Kjo është një arsye më shumë që Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Tusk.

Ky i fundit beson se Basha mund të anëtarësojë vendin në BE, duke evidentuar se ky i fundit bëri të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët.

Tusk u ndal edhe te krimi, korrupsioni dhe vjedhja e votave në Shqipëri. Referuar kësaj ai u shpreh se beson se programi i demokratëve do të nxisë zhvillimin ekonomik, do të krijojë vende punë për të rinjtë, etj. Ai bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sot unë rikujtoj këtë përvojë dhe udhëheqje të rëndësishme, e cila është shumë e nevojshme edhe tani. Fatkeqësisht viti i kaluar ka shënuar skandale korrupsioni, krim të organizuar, një rrjedhje të madhe të trurit, blerje votash dhe papunësi. Kjo është arsyeja pse unë i besoj programit të Partisë Demokratike me fokusin për të rregulluar ekonominë me fondet e nevojshme që do të rikthejnë investitorët, krijojnë vende të reja pune, mbështetjen e familjeve dhe biznesit të mesëm, palcën e shoqërisë shqiptare e cila do të investojë në edukim dhe kujdesin shëndetësor dhe do të rikthejë besimin tek institucionet.

Për më tepër, unë shoh ekipin tuaj shumë përfaqësues të grave dhe të rinjve, gjë që gjithashtu më bën të shpresoj se ky ndryshim mund të jetë i suksesshëm. Partisë Demokratike i duhet shumica parlamentare për të pasur sukses. Thirrja ime sot për qeverinë është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe blerjen e votës për të prishur zgjedhjet. Shpresoj që njerëzit do ta kuptojnë se nëse duan ndryshimin, duhet të votojnë për ndryshim”, tha Tusk.

Ndërkohë zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, David McAllister, tha se përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme. Ai i cilësoi jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptar, zgjedhjet e 25 prillit.

Mcalister shprehu besimin te Basha, se do të çojë përpara reformën në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se do të krijojë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

“Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë.

Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm.

Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, tha David McAllister.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here