Basha në njësinë 8 në Tiranë: Jam i lumtur që votova në prani të votuesve për herë të parë

0
164

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar në orën 09.00 në njësinë numër 8 në Tiranë.

Ai është shoqëruar nga votues që votojnë për herë të parë, ndërsa pas procesit ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë masivisht për të ardhmen e tyre.

Është dita kur kemi fuqinë në dorën tonë, për vendin e familjen tonë.

Është dita të votoni masivisht, të bëni me votën tuaj të mundur të ardhshmen që dëshironi. Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë. Jam i lumtur që votën time e hodha sot në prani të votuesve për herë të parë në lagjen ku jam rritur. Ju bëj thirrje dilni masivisht e votoni”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here