Basha pas takimit me kandidatët fitues: Beteja do të vijojë në parlament

0
247

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se beteja e PD për zgjedhjet e 25 prillit do vijojë në parlament.

Pas takimit që zgjati mbi një orë në selinë blu me kandidatët fitues në këto zgjedhje, Basha ka thënë në këtë takim se  pasi të shqyrtohen të gjitha provat për zgjedhjet, beteja do të vijojë në parlament.

25 prilli është një masakër elektorale viktima të së cilës nuk është PD dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa, që zgjuan dhe bashkuan pavarësisht prej rolit të krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit dhe siç tha raporti paraprak i OSBE/ ODHIR shkrirje së vijave ndarëse të partisë dhe shtetit nuk ia doli dot të ulte përmasat e  një bashkimi të shqiptarëve.

Detyrimi ynë është para shqiptarëve dhe jo vetëm para kandidatëve apo mbështetësve të PD. Betejë historike duke pasur gjithçka kundër. Ia kanë dalë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën” tha Basha.

Basha tha po ashtu se fushata e tyre nuk ka mbaruar. Ai shtoi se PD doli më e fortë në këto zgjedhje, duke theksuar se fushata vazhdon me energji maksimale.

Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë.

Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”, tha Basha.

Kujtojmë se një ditë më parë kreu i PD, Basha nuk e njohu procesin e zgjedhjeve dhe e quajti masakër zgjedhore. Ai theksoi se PD po vazhdon mbledhjen e fakteve të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, Basha foli me emra dhe ngriti pyetje, se si u zgjodhën deputetë djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit, Aurora Mara, Jurgis Çyrbja dhe Plarent Dervishi.

Sipas tij, këta persona janë të përfshirë me krime dhe janë në listën e zezë të DASH. Basha tha se PD do të luftojë për rikthimin e demokracisë në vend dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here