Covid-19 i merr jetën aktorit Guljelm Radoja, prej ditësh në intubim te ‘Shefqet Ndroqi’

0
151

Covid-19 i ka marrë jetën aktorit Guljelm Radoja. Ai ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin covid 2, në intubim. Radoja u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Prej disa javësh, miqtë e aktorit bënë thirrje në rrjetet sociale dhe kërkuan ndihmë që Guljelm Radoja të kurohej jashtë vendit.

Artisti Guljelm Radoja lindi në vitin 1945 në Shkodër. Ai ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend.

Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Radoja ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here