Deputetët harrojnë Covid-in, shfaqen pa maska

0
134

Situata e pandemisë COVID-19 në vendin tonë është dukshëm drejt përmirësimit, por gjithsesi mbajtja e maskave është ende e detyrueshme si në ambientet e mbyllura po ashtu dhe në ato të jashtme. 

Në seancën e sotme në Kuvend, një pjesë e mirë e deputetëve nuk e kanë zbatuar këtë vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke mos e dëgjuar thirrjen e tyre për kujdes dhe respektim të masave anti-covid-19.

Sikurse mund të shikohet edhe në fotot e shkrepura nga LSA, shumë deputetë, si Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja, Halit Valteri, Lefter Maliqi, Mimi Kodheli, Niko Peleshi, Anastas Angjeli, Ervin Bushati etj., janë shfaqur pa maska dhe siç duket nuk e shohin më të arsyeshme mbajtjen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here