‘Paratë e drogës pastrohen në ndërtim’, Meta: SPAK nuk duhet të mbyllë sytë

0
150

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për gjetjet e një raporti, në të cilin konstatohet se paratë e drogës në Shqipëri, pastrohen në fushën e ndërtimeve. Meta thotë se tashmë është bërë e qartë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem.

Kreu i Shtetit evidenton gjetjet e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ku bëhet me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka pasur një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve.

  • Çmimet e tyre janë konsideruar më të shtrenjtat në rajon, thekson Meta, ndërsa shton se kjo nuk mund të shpjegohet me kërkesën apo të ardhurat e larta. Ai vë theksin edhe te disa pika të tjera të raportit, ndërsa nënvizon se Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave. Presidenti thotë se SPAK-u dhe institucionet e tjera të drejtësisë nuk duhet të “mbyllin sytë” përballë veprimtarive antiligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here