“Vendosen X sipas dëshirës”, VV denoncon manipulimin e fletëve të votimit në Tepelenë

0
200

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka denoncuar, nga sa duket nga pamjet, ndërhyrjen në fletët e votimit, në një qendër numërimi në Tepelenë.

Në një video të filmuar nga vetë kamerat 360 gradë të vendosura nëpër KZAZ nga KQZ, mund të shihet sesi anëtarët e grupit numërues në KZAZ Nr. 79 vendosin herë pas here shenja në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.

Në një postim në Facebook, LVV deklaron se rasti është denoncuar edhe më herët me anë të një videoje amatore, por tashmë e njëjta gjë mund të shihet edhe nga kamerat e KQZ-së.

Pamjet filmike janë depozituar të hënën si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.  VV ka kërkuar që të merren menjëherë masa administrative nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe që të ndiqen penalisht personat e përfshirë.

POSTIMI“Ende asnjë masë nuk është marrë për këtë krim elektoral. Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja “X” në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here